Kanye West dhe Drake kanë pozuar së bashku për një foto në shtëpinë e këtij të fundit, duke sinjalizuar potencialisht se i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre, që nisi në vitin 2009.
Në një foto të West – i cili së fundmi e ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Ye – të shpërndarë në Instagram, dy reperët mund të shihen duke pozuar për një foto përkrah mikut të Ye, J. Prince.
Ye nuk e ka anashkaluar një mbishkrim në këtë imazh duke vënë një ‘emoji’ të një pëllumbi të bardhë.
Drake nga ana tjetër postoi një seri videosh në Instagramin e tij, ku njëra tregonte komedianin Dave Chappelle duke mbajtur një fjalim për reperin kanadez e duke e ftuar atë dhe njerëz të tjerë në shtëpinë e tij.
Në videon e dytë, reperi amerikan shfaqet duke filmuar veten dhe Drake.
Ndërkohë, Aubrey Drake Graham (emri i plotë) është komentuar këto ditë për një proces gjyqësor për tragjedinë e ndodhur në festivalin “Astroworld”, ku mbetën të vdekur dhjetë persona.
Në ditët pas ngjarjes, reperi bëri një deklaratë ku shtoi: “Zemra ime është thyer për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën dhe për këdo që po vuan”.
“Unë do të vazhdoj të lutem dhe do të jem në shërbim në çdo mënyrë që mundem”, vazhdon ai.
Theksojmë që pajtimi i Drake dhe Kanye vjen pas 12 vitesh. /Telegrafi/