Telegrafi

Kanye West dëshiron të ribashkohet me Kim Kardashian, pas paraqitjes së saj me fustan nusërie gjatë prezantimit të albumit “Donda”

Thuhet se ata po punojnë privatisht për të rindërtuar marrëdhënien e tyre. Reperi, Kanye West “dëshiron të rikthehet” me Kim Kardashian, sipas burimeve të Us Weekly, shkruan DailyMail.

Sipas të njëjtave burime, 44-vjeçari thuhet se “i sheh ata të dy së bashku përsëri dhe këtë dëshiron ta bëjë realitet”.

Javën e kaluar, Kim i befasoi të gjithë kur u shfaq e veshur me vello gjatë prezantimit të albumit më të ri të reperit “Donda”.

(Foto: DailyMail)

Thuhet se ata u larguan dorë për dore, pasi rikrijuan dasmën e tyre të vitit 2014 në skenë. Burimi i revistës vuri në dukje se “Kim mbështet Kanye dhe ishte e lumtur që ishte në skenë me një fustan nusërie”.

40-vjeçarja veshi një fustan të modës Balenciaga për ngjarjen e dëgjimit, duke dalë në skenën në Chicago për këngën e fundit, “No Child Left Behind“.

Foto: PA/DailyMail

Ylli u shfaq së bashku me Kanye duke rikrijuar martesën e tyre që zgjati shtatë vjet, pavarësisht se ata u divorcuan në shkurt të këtij viti.

Ish-çifti janë prindër të katër fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm. /Telegrafi/