Telegrafi

Kanye West deklaron se Michael Jacksonin e kanë vrarë

Michael Jackson, Kanye West (Foto: Getty Images/Guliver)

Në kuadër të deklaratave të fundit kundërthënëse në rrjetet sociale, Kanye West ka thënë se Michael Jackson është vrarë.

Reperi, i cili vuan nga çrregullimi bipolar, është përfshirë në një zënkë me familjarët e gruas së tij, Kim Kardashian, ndërkohë që ka përmendur edhe çështje të tjera.

Jackson vdiq më 25 qershor 2009 në moshën 50 vjeçare, ndërsa shkaku i vdekjes është cilësuar si arrest kardiak i shkaktuar nga kombinimi fatal i barnave që ia kishte shkruar mjeku i tij personal.

(Foto: George Rose/Getty Images/Guliver)

“MJ (Michael Jackson) ju tregoi për Tommyn para se ta vrisnin, Kim ia shpëtoi jetën vajzës time në emër të Jezusit. Është vetëm zgjedhje e Zotit, unë do të jetoj për fëmijët e mi Kris (Jenner)”, ka shkruar 43-vjeçari në dedikimin e tij për nënën e bashkëshortes.

Lexo po ashtu Publikohet libri me fragmente nga ditari personal i Michael Jackson - artisti kishte frikë se do ta vrisnin

West i është referuar zënkës Michael me shefin ekzekutiv të Sonyt, Tommy Mottola, të cilin e kishte thirrur racist dhe djallëzor, kur dështoi t’ia promovonte albumin e vitit 2001, “Invincible”.

Në ndërkohë, bëhet e ditur se reperi është duke u fshehur në një bunker në rançin e tij në Wyoming me disa miq të zgjedhur, pasi që e ka humbur besimin te bashkëshortja, Kim Kardashian, me të cilën ka jetuar ndaras në muajt e fundit. /Telegrafi/

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)