Kanye West bëri një pushim nga puna për albumin e tij dhe nga fushatat presidenciale për të bërë një udhëtim për në Los Angeles.
Reperi 43 vjeçar udhëtoi në Los Angeles nga ferma e tij në Wyoming për t’u ribashkuar me bashkëshorten Kim Kardashian dhe katër fëmijët e tyre, sipas revistës People.
West u kthye në shtëpinë e tij në Hidden Hills, të cilën e ndan me bashkëshorten dhe fëmijët: North, shtatë vjeçare, Chicago, dy vjeçe dhe djemtë Saint katër vjeçar dhe Psalm, 14 muajsh.
“Ai është ende i zënë duke punuar në albumin e tij dhe fushatën presidenciale, por me të vërtetë po i mungojnë fëmijët dhe udhëtoi për t’i parë ata”, tha burimi.
Ndërsa Kim nuk postoi për kthimin e burrit në shtëpi, ajo publikoi disa imazhe tjera nga udhëtimi i saj në Kolorado me West dhe motrën Kourtney.
Kardashian West u kthye në Los Angeles javën e kaluar dhe ky i fundit u kthye në fermën e tij në Wyoming.
“Kim është fokusuar në rregullimin e raporteve me Kanye”, tha një burim tjetër.
“Ajo është mjaft e qetë në lidhje me planet e saj për të ardhmen, por tani për tani duket në rregull me Kanye që jeton në Wyoming”, shtoi burimi.
“Ai po ecën përpara me fushatën presidenciale. Ky është një vendim për të cilin askush nuk mund ta ndryshojë mendimin e tij”, vazhdoi më tej burimi. /Telegrafi/