Kanye West ka kërcënuar se do ta “rrahë” të dashurin e ri të ish-gruas së tij, Kim Kardashian, Pete Davidson, vetëm disa ditë pasi dyshohet se goditi me grusht një fans.
Muzikanti miliarder lansoi një këngë të re e cila thotë: “Zoti më shpëtoi nga ajo përplasje vetëm që të mund t’a rrah Pete Davidson”.
Kënga e titulluar “My Life Was Never Eazy” është një bashkëpunim me reperin The Game dhe pritej të publikohet e plotë të premten (14 janar).
Teksti thumbues i referohet asaj sesi West, 44 vjeç, u përfshi në një aksident me makinë gati fatale në 2002. Më shumë se 10 vjet pas incidentit tragjik, ai u martua me Kardashian, 41 vjeç, në vitin 2014.
Megjithatë, ajo paraqiti kërkesën për divorc në shkurt të 2021-shit pas gati 7 vitesh dhe katër fëmijëve së bashku, shkruan PageSix
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” filloi të takohej me Davidson, 28 vjeç, në tetor, ndërkohë që West kishte edhe përpjekjet e tij romantike për ribashkim.
Reperi i “Flashing Lights” kishte një lidhje të shkurtër me modelet Irina Shayk dhe Vinetria, dhe së fundmi është parë në disa takime me yllin e “Uncut Gems”, Julia Fox.
Publikimi i diss-it të ri të West në Davidson është hera e parë që reperi ka trajtuar publikisht ndjenjat e tij të vërteta për yllin e “Saturday Night Live” që po takohet me ish-in e tij.
Megjithatë, burimet për Page Six thanë kohët e fundit se West po takohej me Fox, 31 vjeç, për të bërë xheloze Kimin.
“Është një lojë e dëshpëruar për vëmendje. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër kur ai zgjedh Fox për të dalë në publik”, tha një burim.
Një burim tjetër tha se West është i lënduar pasi Kardashian vazhdoi me Davidson. Në dhjetor, West gjithashtu i bëri thirrje themelueses së Skims që të “kthehej përsëri tek ai”.
Ndërkohë, Kardashian mbetet e “pa shqetësuar” nga truku i bashkëshortit të saj të larguar për ta bërë atë xheloze.
Burimet këmbëngulën se ylli i realitetit ka “lëvizur plotësisht” nga martesa dhe po “ndihet plotësisht i lirë” tani që është në një lidhje të re.
Në fillim të kësaj jave, Kardashian u shfaq shumë e lumtur në një takim me Davidson.
West, megjithatë, aktualisht po përballet me akuza të mundshme pas një incidenti të supozuar. Ai u pa në një video duke i bërtitur një punonjëseje femër teksa viktima e supozuar që reperi goditi ishte shtrirë në tokë. /Telegrafi/