Kanye West shpesh ka ditur ta tejkalojë veten kur është fjala për stilin e veshjes dhe modën.
Ndërsa kësaj radhe ka qenë akoma më i veçantë në dasmën e 2 Chainz dhe Kesha Ward.
Reperi 41-vjeçar kishte veshur kostum Louis Vuitton, mirëpo “kishte harruar” që ta merrte këmishën.
Në mungesë të këmishës, ai kishte vënë tre zinxhirë ari përreth qafës duke ekspozuar kështu pjesërisht gjoksin.
Kanye nuk është ndalur këtu. Ylli i muzikës hip-hop këtë kombinim e kishte shoqëruar me një palë pantofla nga brendi i tij Yeezy.
Në ndërkohë, shoqëruesja e tij, e famshmja Kim Kardashian kishte veshur një fustan që ia theksonte linjat trupore.
Fustanin e gjelbër, të gjatë, ajo e kishte kombinuar me sandale me take dhe me syze futuristike.
Ndërkaq, sa i përket dhëndrit dhe nuses, 2 Chainz dhe Kesha janë bashkë qe disa vite, ndërsa janë prindër të një djali dyvjeçar. Reperi amerikan është po ashtu baba i dy vajzave, nga një lidhje tjetër. /Telegrafi/