Telegrafi

Kanye largon nga puna punëtorin që bisedoi me Kimin

Reperi amerikan Kanye West raportohet se ka larguar nga puna një pjesëtar të sigurisë, i cili ka tentuar të flasë me gruan e tij, Kim Kardashianin.

Kanye raportohet se e ka kapur duke tentuar t’i flasë gruas së tij në Met Gala që u mbajt të hënën mbrëma në New York.

Ai ka shkarkuar nga puna Steve Stanulis pasi e ka parë duke biseduar me yllin televiziv Kim Kardashian.

Një dëshmitar i ka thënë New York Daily News se ka ndodhur diçka me Kanyen, i cili në ato momente dukej i humbur.