Rep-artisti i njohur amerikan, Kanye West po kërkon të zgjerojë pronësinë e tij në Wyoming.
43 vjeçari dhe gruaja Kim Kardashian dëshirojnë të kenë hapësirë më të madhe në fushat piktoreske për të akomoduar 14 kuajt e tyre, shkruan Mirror.
Çifti, i cili u martua në 2014, vitin e kaluar bleu një pronë të izoluar në vlerë prej 14.5 milionë dollarë – vetëm disa muaj pasi ferma e tyre u bë e parë në shtet.
Por duket sikur dy ferma masive thjesht nuk janë të mjaftueshme për çiftin, të cilët kohët e fundit janë duke vendosur për një fermë 76 hektarëshe.
Në një video informative në platformën YouTube në lidhje me fermën, çifti aktualisht po bien në sy me fermën e jashtëzakonshme për konvikt dhe trajnim, që ofron strehim të klasit të parë për punonjësit dhe mysafirët.
Kohët e fundit Kanye dhe Kim kanë pasur disa probleme në marrëdhënien e tyre, pasi u përfol edhe një divorc i mundshëm. /Telegrafi/