N’Golo Kante i ka dhënë një lajm aspak të mirë Chelseat, pasi e dëshiron kalimin te Real Madridi.
Mesfushori francez është padyshim lojtari kryeso i The Bluve, pas largimit të Eden Hazardit në verën e kaluar pikërisht në drejtim të Los Blancos.
SunSport raporton se fituesi i Kupës së Botës i ka bërë me dije skuadrës londineze që dëshira e tij është të luajë në Santiago Bernabeu.
26-vjeçari dëshiron të triumfojë në Ligën e Kampionëve dhe të ketë shansin të fitojë edhe trofe të tjerë, andaj dëhsiron t’i bashkohet gjigantit botëror.
Chelsea do të refuzojë shitjen e tij, por që Real Madridi mund t’i bind ata duke u ofruar lojtarë dhe një shumë të parave.
Në ofertë mund të përfshihet Isco dhe një shumë prej 100 milionë eurove.
Në garë për transferimin e Kantes thuhet se janë edhe Bayern Munich e Juventusi. /Telegrafi/