N’Golo Kante duket të jetë futbollisti i radhës që do të bëjë një transferim mega-milionësh në Arabinë Saudite.
Mediat sportive raportojnë se mesfushori francez do të largohet nga Chelsea për një kontratë marramendëse me Al Ittihadin.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, bën të ditur se delegacioni i klubit saudit ia ka prezantuar ofertën zyrtare Kantes.
Te Al Ittihad janë të bindur se do të arrijnë marrëveshje që 32-vjeçari t’i bashkohet bashkëkombësit të tij, Karim Benzema, i cili sapo ka nënshkruar me klubin e ri.
Nëse e pranon kontratën, Kante do të përfitojë 100 milionë euro në sezon duke përfshirë edhe marrëveshjet e reklamave. /Telegrafi/