Telegrafi

Kante refuzoi ofertën e janarit nga Paris Saint-Germain

Mesfushori i Chelseat dhe Francës, N’Golo Kante thuhet se refuzoi një qasje nga Paris Saint-Germain për t’u transferuar gjatë afatit të fundit kalimtar dimëror.

Klubi francez është gjithmonë në kërkim të emrave të rinj dhe të njohur për të përforcuar skuadrën dhe së fundmi në listën e tyre të dëshirave ishte Kante.

Sipas mediumit Le Parisien, PSG u përpoq të bindte 31-vjeçarin të nënshkruante për klubin në fund të afatit kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Chelsea përballet me një eksod të lojtarëve, pas sanksioneve nga Mbretëria e Bashkuar

Megjithatë, Kante është i lumtur me jetën në Londër dhe te Chelsea, dhe nuk kishte ndërmend të largohej në mes të sezonit.

Kante, pas këtij sezoni, ka edhe një vit tjetër të mbetur në kontratën e tij, e cila skadon në verën e vitit 2023.

 

Një lëvizje verën e ardhshme mund të jetë e mundur, veçanërisht nëse ai nuk rinovon marrëveshjen e tij.

Në këtë verë mundësitë janë të pakta dhe ndodh vetëm nëse Chelsea vendos të arkëtojë para për të siguruar një zëvendësues më të ri. /Telegrafi/