Telegrafi

Kanosje me armë zjarri në Prishtinë, të dyshuarit shoqërohen në Polici   

Një kanosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në Polici.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për Telegrafin se personat tashmë janë shoqëruar në Polici.

Rasti ka ndodhur sot në mesditë në afërsi të Katedrales në Prishtinë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. /Telegrafi/