Site icon Telegrafi

Kanosje me armë në Çagllavicë dhe Prishtinë, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pas dyshimeve se ka kanosur viktimën mashkull kosovar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur më 20 janar, në orën 14:00 në Çagllavicë, dhe pas ndërhyrjes së forcave të rendit, i dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar.

Në kuadër të hetimeve, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 50 fishekë, të cilat ai i kishte në posedim me leje. P

as intervistimit, Prokurori ka dhënë vendim për dërgimin e të dyshuarit në mbajtje.

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku një i dyshuar mashkull kosovar u arrestua për ngacmim dhe kanosje. Po ashtu, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Hetimet për të dyja rastet po vazhdojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version