Dy persona janë arrestuar në Lipjan pasi që të njëjtit kanë kanosur personat zyrtarë, ka bërë të ditur policia.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe kanë penguar persona zyrtarë në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/