Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor që ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit tek i dyshuari është gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dhe se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur dje (9 maj), rreth orës 20:00./Telegrafi/