Telegrafi

Kanosi zyrtarë të Prokurorisë e Policisë, arrestohet i dyshuari në Prizren

FotoL Ar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar pasi përmes rrjetit social Facebook ka kanosur Prokurorinë e Shtetit dhe Policin e Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 31 mars 2022, në orën 13:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjetit social Facebook ka kanosur Prokurorinë e Shtetit dhe Policin e Kosovës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/