Një qytetar e kishte informuar Policinë se nga 05 janari kanosej nga një person i dyshimtë përmes telefonit.
Hetuesit e stacionit policor Prizren-Veri, kanë arritur të identifikojnë të dyshimtin dhe të njëjtin e kanë ndaluar në intervistë.
“Hetuesit gjatë intervistës kuptuan së i dyshimti dhe viktima kishin një mosmarrëveshjeve të mëhershme dhe për këtë shkak i dyshimti kishte kanosur viktimën me mesazhe telefonike.
Për këtë rast pas intervistimit u ndalua i dyshimti U.E i lindur në vitin 1979”, thuhet në njoftim.
Ne lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/