Telegrafi

Kanosi ish të dashurin, policia arreston një femër në Lipjan

Polica e Kosovës ka arrestuar një femër në Lipjan, pasi e njëjta pas një mosmarrëveshje ka kanosur ish të dashurin e saj.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:25 në Lipjan.

Policia bën të ditur se e njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/