Një grua kosovare ka raportuar në polici se ajo dhe babai i saj janë kanosur me armë nga ish-bashkëshorti i saj, përkundër që kishte urdhër mbrojtës ndaj tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:00.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.
Megjithatë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/