Telegrafi

Kanosi drejtorin e shkollës, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në fshatin Obranqë të Podujevës, pasi dyshohet se ka kanosur drejtorin e shkollës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kanosja është kryer përmes telefonit.

“Fsh. Obranqë, Podujevë 09.02.2022 – 17:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti përmes telefonit ka kanosur drejtorin e shkollës viktimën mashkull  kosovar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/