Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes së personit zyrtar, saktësisht drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjakovës, Hilmi Shala
Rasti ka ndodhur të martën në mesditë.
“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 31.12.2024 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur viktimën mashkull kosovar- drejtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës”, thuhet në raport.
Në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/