Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për kanosje të zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.
“Rr. Afrim Zhitia, Prishtinë 15.02.2022 – 09:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se kanë kanosur zyrtarët policor, derisa ata ishin duke ua shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në komunikacion”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/