Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për kanosje të zyrtarëve policorë në Pejë.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 17:45.
“Pejë 12.09.2023-17:45. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që, të njëjtit kanë penguar dhe kanosur personat zyrtarë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/