Telegrafi

Kanos zyrtarin policor në Pejë, arrestohet i dyshuari

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar për shkak se kishte kanosur zyrtarin policor derisa ishte në kryerje të detyrës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:30, në Pejë.

Siç thuhet në raport, motivi i kanosje është konfiskimi i veturës nga policia, për shkak se i dyshuari ishte shmangur nga tarifat e detyrueshme doganore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte kanosur zyrtarin policor derisa kishte qenë në kryerje të detyrës. Motiv i kanosjes është se zyrtari policor kishte ndaluar një veturë të cilën kishte qenë duke e drejtuar një familjare i të dyshuarit, të cilës i është komunikuar se vetura do t’i konfiskohet për shkak se ishte shmangur nga tarifat e detyrueshme doganore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/