Telegrafi

Kanos zyrtarin policor në Gjykatën Themelore në Suharekë

Një person është arrestuar pasi që i njëjti gjatë dëshmisë në një seancë gjyqësore kishte kanosur zyrtarin policor në detyrë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:40 në Gjykatën Themelore në Prizren, dega Suharekë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit,  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/