Një person është arrestuar pasi që vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:30 në fshatin Duhël, Suharekë.
Në raport thuhet që viktima nuk e kishte raportuar rastin, pasi që i dyshuari e kishte kanosur.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/