Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjtë në shenjë revolte gjatë pranimit të një kundërvajtje ka kanosur verbalisht në një pikë kontrolli dy zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 02:05.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/