Një person është arrestuar pasi ka kanosur me armë dy persona të tjerë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00 në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, lidhur me rastin është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në një parking ka kanosur me armë dy viktimat meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/