Telegrafi

Kane shihet nga Barcelona si pasues i Suarezit

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Barcelonës dhe shihet si pasues i uruguaianit Luis Suarez.

Suarez i mbush 32 vjet në muajin janar dhe Barcelona është duke monitoruar me vëmendje situatën e tij.

Forma e qendërsulmuesit ka pasur rënie në sezonin e fundit si me klubin katalunas ashtu edhe me kombëtaren uruguaiane.

Lexo po ashtu Real Madridi kthehet kah Kane, bënë gati 215 milionë euro për të

Kështu, Barcelona ka lëshuar radarin në drejtim të emrave të rinj që mund ta zëvendësojnë Suarezin në Camp Nou.

Luis Suarez (Getty Images)

Mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e klubit Blagurana tashmë e kanë gjetur pasuesin e ish-sulmuesit të Liverpoolit.

Harry Kane (Getty Images)

Sulmuesi anglez i Tottenhamit, Kane, shihet së më ideali për të marr në dorë frenat e sulmit për shumë vite pasi edhe mosha e tij është ende e re.

Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në secilën pozitë në sezonin 2018/19 në Ligën Premier

Barcelona mendohet se do të presë deri në hapjen e afatit veror të vitit 2019 për të bërë ofertë zyrtare kapitenin e Anglisë.

Çmimi që do të duhet të paguajë klubi katalunas mendohet të jetë rreth 150 milionë euro. /Telegrafi/