Site icon Telegrafi

“Kanë shfrytëzuar njëri-tjetrin”- Opinionistët e BBVA thumbojnë Romeon dhe Heidin pas ndarjes

Banorët, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci disa ditë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa javore në shtëpinë e BBVA.

Opinonistët e spektaklit, Arber Hajdari dhe Ori Nebijaj mbrëmjen e djeshme e kanë komentuar mdarjen e çiftit, ku kjo e fundit u shpreh se dyshja e kanë përdorur njëri-tjetrin.

Ori: Nuk shoh asgjë të keqe të luajnë si të duan, mjafton t’ia lexojmë si të vërtetë. Nga Prime-i i shkruar dolëm të paqartë, nuk e morëm vesh pse u ndanë, edhe banorët këtë hall kanë pasur. Kjo histori që dikush po ndërhyn te çifti nuk e kuptoj. Unë Romeon dhe Heidin i kam parë shumë të qetë dhe të qeshur. Njësoj si nuk e kuptoj kur qan për dikë që ndan, nuk e kuptoj as kur qan për Heidin, ku peshon ku më shumë e ku më pak.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Ledion Liço: Je dakord me banorët që mendon se ishte një skeme e njëri apo të dyve apo është e vërtetë?

Ori: Unë mendoj që Romeo mund ta shfrytëzonte këtë moment dhe ta dëgjonte Françeskën në analizë. Mendoj që të dy e kanë shfrytëzuar njëri tjetrin.

Heidi: E respektoj idenë tënde, kam qenë shumë keq këto ditë, por nuk dua të bëhem viktimë në asnjë moment.

Ori: Nuk po e ndanit dot kush do dilte viktima. Ju e dinit se kush do futej në fillim. Mos ndoshta e ke përllogaritur që Romeo ka fansa jashtë.

Ori: Nuk e kam problem që ta përdorni njëri tjetrin në lojë, po thoni të vërtetën.

Heidi: E vërteta është që Romeo nuk ka besim te unë dhe unë largohem.

Romeo: Kam thënë që është e pritshme që të shkoj në Big dhe të lidhem, si mund të shkoj unë të shkoj në finale?

Ledion Liço: Siç ka ndihmuar fituesin e vjetshëm dhe finalistin e parvjetshëm dhe ndryshimi i vetëm është që nuk kanë pasur aq shumë opinione sa çka Heidi.

Arbër: Që prej fillimit të këtij pëlqimi kam pasur simpatinë time. Edhe për mua kanë filluar dyshimet pak më herët, që kur kam ngritur pyetje që nëpërmjet sjelljes kam marrë disa përgjigje, si p.sh. për të dalë në Prime. E di shumë mirë që marrëdhëniet në çift shesin në formate të tilla dhe kjo është e inskenuar. Ky moment më duket se halli më i madh që kanë është kush do e marrë faturën. /Telegrafi/

Exit mobile version