Site icon Telegrafi

Kane: Nuk i jap notë Shqipërisë, por ishte ndeshje e vështirë

(Foto: Twitter/England)

Harry Kane ishte lojtari më i mirë në fushë për Anglinë në suksesin ndaj Shqipërisë, me një gol një asistim dhe një traversë.

I intervistuar nga Supersport, shtatlarti theksoi se pavarësisht suksesit 0-2, ndaj kuqezinjve ishte e vështirë për Anglinë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, sidomos pjesa e parë. Nuk i jap notë Shqipërisë, por ishte ndeshje e vështirë”.

Lexo po ashtu Anglia triumfon ndaj Shqipërisë në ‘Air Albania’ – të gjitha detajet e ndeshjes

“Jemi të kënaqur me tre pikët“, ka deklaruar sulmuesi i Tottenham Hotspur.

Kujtojmë që Anglia fitoi me rezultat 2-0 në ‘Air Albania’ duke arkëtuar kështu pikë të reja në ndeshjet kualifikuese për ‘Katar 2022’.

Exit mobile version