Ish-trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, nuk mund ta shohë sulmuesin Harry Kane duke u larguar nga skuadra londineze drejt Real Madridit.
Ditëve të fundit është folur shumë për një ofertë rekord të klubit mbretëror në drejtim të sulmuesit të rrezikshëm anglez.
Megjithatë, ish-trajneri i Spursave, Redknapp ka nxitur të qetësojë frikën e mbështetësve, duke thënë se 24-vjeçari nuk ka gjasa të shtyjë për një transferim të shpejt drejt spanjolleve.
“Askush nuk mund mos ta pëlqejë Harry Kanen. Ai është një model profesionisti. Unë kam qenë me fat për ta menaxhuar atë si një lojtar i ri dhe ai është klasë tjetër”, ka thënë fillimisht Kane për talkSPORT.
“Ai nuk ishte nga ata futbollistët që mendonin për rroga prej 200 apo 300 mijë euro në javë”.
“Ai është i lumtur te Spurs, ata e duan atë, ai do të përfundojë si kapiten, jam i sigurt për këtë”.
“Daniel Levy [kryetari] duhet të kujdeset për të dhe të sigurohet se kontrata e tij është mjaftueshëm e lart, pasi një lojtar i stilit të tij meriton dhe jam i sigurt se do të jetë”.
“Por, unë nuk do ta shihja atë teksa dëshiron të largohet dhe ta linte Tottenhamin me nguti”, përfundoi trajneri anglez. /Telegrafi/