Site icon Telegrafi

Kane kërcënon Liverpoolin, synim kanë Chelsean

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, ka thënë se duhen tri pikë kundër Liverpoolit për të besuar për titullin.

Tottenham është skuadra më afër Chelseat që tashmë është shkëputur ndjeshëm.

“Është ndeshje e rëndësishme për ne. Duhet të fitojmë që të largohemi nga Liverpooli shtatë pikë”.

“Duam të vazhdojmë të bëjmë atë që jemi duke e bërë. Duam ta kapim Chelsean dhe të ngjitemi sa më lartë që mundemi”.

“Nuk ka përfunduar për ne. Nuk e dimë a është Chelsea i pakapshëm. E gjithë ajo çfarë duhet të bëjmë është të fitojmë ndeshje dhe të shpresojmë që ata do të lëshojnë disa pikë”.

“Liverpooli lëshoi pikë ndaj Hullit, Arsenalit dhe Watfordit. Janë gjëra që ndodhin në Ligën Premier. Ka shumë ndeshje për t’i luajtur”, ka thënë Harry Kane.  /Telegrafi/

Exit mobile version