Telegrafi

Kane dëshiron Topin e Artë

Sulmuesi i Tottenhamës, Harry Kane, dëshiron të imitojë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin duke fituar Topin e Artë.

Kane ka kryesuar listën e golashënuesve të Ligës Premier për sezonin e dytë me radhë në 2016-17, duke shënuar 29 gola në 30 paraqitje, teksa Tottenhami përfundoi i dyti.

Lexo po ashtu Formacioni i sezonit në Ligën Premier, dominojnë futbollistët e Chelseat dhe Tottenhamit (Foto)

Ronaldo pritet të ndeshë rekordin e rivalit të tij te Barcelona, Messi, me pesë Topa të Artë, duke e çuar Real Madridin në fitoren e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

“Unë do të bëja gjithçka që mundem për të fituar trofeun e madh të artë [Topin e Artë]”. Është padyshim diçka që kam për të bërë”, ka thënë Kane.

Lexo po ashtu CR7 flet rreth Topit të Artë

“Ronaldo fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve dhe për këtë arsye ai e fiton atë. Messi është në një situatë të ngjashme”.

“Për ta bërë këtë nuk është vetëm individi, ka të bëj me ekipe që fitojnë trofe, dhe shpresoj që kjo është ajo që unë mund të bëj në Tottenham”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/