Telegrafi

Kane barazon rekordin e Henryt

Harry Kane ka arritur të barazoj një rekord të madh të legjendës së Arsenalit, Thierry Henry.

Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur e ka nisur më së miri vitin 2017, pasi ka shënuar dy gola në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi në udhëtim 4-1 ndaj Ëatfordit.

Me këto dy gola, Kane ka arritur në total në 59 gola të shënuara në 100 paraqitje të tij në Ligën Premier, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Futbollistët me më shumë gola në histori të Ligës Premier (Foto)

Këto gola e bëjnë anglezin si njërin nga talentet më premtues në kampionatin anglez, teksa çdo ditë e më shumë po bëhet lider i ‘Spursave’.

Ndryshe, Kane nuk duhet të ndalet me këto 59 gola, pasi ka rrugë të gjatë drejt rekordeve tjera, pasi Henry gjatë gjithë karrierës së tij në Premier Ligë ka shënuar 175 gola, ndërsa listës si golashënuesi më i mirë në histori i takon Alan Shearerit me 260 gola. /Telegrafi/