Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thuhet se ka vendosur sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, në krye të listës së tij të blerjeve të verës.
City duhet të gjejë një zëvendësim për Sergio Aguero, i cili mbetet pa kontratë në qershor dhe do të largohet nga City pas 11 vitesh në klub.
Shumë emra të njohur sulmuesish janë përmendur si ideal për t’u transferuar në Etihad.
Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka qenë i lidhur me Cityn, por një gazetar i afërt me Guardiolan ka zbuluar se katalunasi do të preferonte kapitenin e Anglisë, Harry Kane.
Duke folur për emisioni Què t’hi, Lu Martin këmbëngul që Guardiola dëshiron të nënshkruajë me Kane këtë verë.
Sulmuesi ka një marrëveshje me Spurs deri në vitin 2024 dhe kryetari i Tottenhamit Daniel Levy do të hezitojë t’i shesë yllin e tij një rivali anglez. /Telegrafi/