Lluis Fernandez Ala, njëri nga kandidatët kryesorë për presidencën e Barcelonës në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara më 24 janar, ka folur për “Pep Guardiolan e ardhshëm”, duke zbuluar se ai tashmë është në klub.
Ala ka folur para disa ditësh për kandidaturën e tij dhe dëshirën për t’u bërë president i klubit nga Camp Nou.
Ai shtoi se beson se Francisco Javier Garcia Pimienta, trajneri aktual i Barcelona B, është njeriu që e udhëheq klubin në një mënyrë që të kujton Guardiolan në fund të viteve 2000.
Guardiola, një legjendë te Barcelona si lojtar dhe si trajner, mori kontrollin e ekipit të parë në vitin 2008 pasi kaloi një sezon me Barcelona B. Ai e drejtoi klubin në një periudhë të madhe suksesi të brendshëm dhe evropian para se të largohej në 2012.
“Garcia Pimienta do të jetë Guardiola jonë”, deklaroi fillimisht me guxim Fernandez Ala.
“Kur Ernesto Valverde u shkarkua, ne duhet të vëmë bast për Garcia Pimienta, dhe tani duhet të bëjmë të njëjtën gjë nëse Ronald Koeman do të hiqet”, përfundoi kandidati i Barcelonës për president.
Fernandez Ala, një biznesmen dhe politikan nga Sant Cugat del Valles, gjithashtu zbuloi se tashmë ka siguruar një drejtor sportiv, një njeri me ADN-në e Barcelonës i cili aktualisht po operon në një klub tjetër. /Telegrafi/