Kandidatët presidencial Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski para heshtjes zgjedhore bënë thirrje për dalje masovike dhe kërkuan mbështetjen nga të gjitha bashkësitë etnike duke premtuar se do të punojnë ndershëm.
Pendarovski është i bindur se do të fitojë në zgjedhje për shkak se sipas tij tij është e qartë se qytetarët e vendit janë përcaktuar për të ardhmen evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kundërkandidatja e Pendarovskit, Gordana Siljanovska Davkova thotë se duhet të luftohet për siguri, zhvillim dhe shtetë të integruar.
Pritjet e dy kandidatëve janë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë njëlloj sikur në rrethin e parë zgjedhor./Telegrafi/