Në Zona e Debatit me Baton Haxhiun, kanë qenë të ftuar përfaqësues të katër partive më të mëdha politike – Rexhep Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Rexhep Kadriu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ata janë pyetur se kush janë kandidatët për Kryeministër nga partitë e tyre. Përgjigjet ishin si më poshtë:
Rexhep Hoti (PDK): “Çështja e kryeministrit është çështja ma kapitale e një partie pasi kryeministri i ardhshëm është njeriu që i kërkohet llogari. PDK ka liderin e saj, Kadri Veselin, që për herë të parë ka treguar se si shkohet për të parë nga afër se si jetojnë njerëzit. Kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë”.
Sadri Ferati (LDK): “Sa i përket kryeministrit nuk e kemi bisedë të ngutshme, sepse e kemi kryeministrin dhe jemi duke menduar për zgjedhjet lokale”.
Mytaher Haskuka (VV): “Nuk e kemi diskutuar këtë çështje, por besoj se pas diskutimeve mund të nxjerrim kandidatin dhe është e mundur që Albin Kurti të jetë njëri prej tyre”.
Rexhep Kadriu (AAK): “Ne e kemi liderin e pakontestueshëm, Ramush Haradinajn, kandidat për kryeministër. I dëshmuar edhe kur ishte kryeministër për 100 ditë. Fatkeqësisht ai ndodhet padrejtësisht në Francë, këto ditë presim rikthimin e tij”. /Klan Kosova/