Site icon Telegrafi

Me kandidatët për deputetë nga komuniteti boshnjak, egjiptian e ashkali, Kurti bisedoi për planet e qeverisë së re

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka pritur sot në një takim kandidatët për deputetë nga komuniteti boshnjak,egjiptian dhe ashkali.

Në njoftimin e bërë nga VV, bëhet e ditur se në takim është biseduar për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor, për planet e qeverisë së re, sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për shtetndërtim demokratik dhe progres socio-ekonomi, transmeton Telegrafi.

“Me përfaqësuesit e këtyre komuniteteve biseduam për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor, për planet e qeverisë së re, sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për shtetndërtim demokratik dhe progres socio-ekonomik.
Kryetari Kurti i njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik që sjell punësim, luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit institucional përmes gjyqësorit të drejtë, dhe politikat sociale që zbusin pabarazinë në shoqëri”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Kurti i ka siguruar përfaqësuesit e komuniteteve që qeveria e tij do t’i trajtojë të gjithë qytetarët e Republikës në mënyrë të barabartë pavarësisht përkatësisë kombëtare dhe theksoi se përparimi i komuniteteve pakicë bëhet përmes zhvillimit ekonomik dhe se kjo do të jetë prioritet me qeverinë e re.

“Në përfundim të takimit shprehëm gatishmërinë për ta vijuar dhe zgjeruar komunikimin dhe bashkëpunimin mes nesh”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version