Site icon Telegrafi

Kancelarja Merkel letër Ramës: Keqardhje të thellë për viktimat, do t’ju mbështesim

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku tregon se me shqetësim të madh, ka mësuar mbi tërmetin në Shqipëri, e faktin që ai shkaktoi shumë të vdekur e të plagosur.

Në letër Merkel shpreh keqardhje për viktimat dhe se ofron mbështetje.

Lexo po ashtu Kancelarja Merkel i ofron ndihmë emergjente Shqipërisë pas tërmeteve

Letra e plotë e Merkel

I nderuar kryeministër,

Mësova me një ankth të madh për tërmetin në Shqipëri, ku vdiqën shumë njerëz dhe shumë u plagosën. Unë do të doja t’ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për ju. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dëmtuarit. Unë e di për dhimbjen që ju dhe familja juaj duhej të përjetonit.

Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ju dhe për të gjithë njerëzit në Shqipëri që kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i tërmetit. Ne dëshirojmë që personat e dëmtuar të shërohen me shpejtësi.

Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë.

Me përshëndetje të heshtur

Dr. Angela Merkel /TCH/

Exit mobile version