Paqja në Evropë mund të ruhet vetëm nëse kufijtë pranohen “siç janë, nëse askush nuk synon t’i ndryshojë”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një fjalim në Samitin e Sigurisë në Munich.
Komentet e Scholzit erdhën pas fjalimeve pothuajse të ngjashme të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Separatistët rusë tashmë kanë vrarë një ushtar ukrainas në rajonin e Donbasit, raporton cnn.
“Mund të mos jemi naivë, kjo është thelbësore. Prandaj, ne duhet të shohim atë që mund të shihet dhe të mos e anashkalojmë atë. Dislokimi i trupave përgjatë kufirit ukrainas është i qartë, si dhe në territorin e Rusisë, si dhe në Bjellorusi dhe forcat e bashkuara në det. Të gjitha kapacitetet për një agresion ushtarak kundër Ukrainës janë evidente dhe kjo mbetet fakt”, tha gjermani.
Ai më tutje deklaroi se diplomacia ende nuk ka dështuar dhe se ka hapësirë që të diskutohet për shtensionim e situatës mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Ne duam të angazhohemi, por duam të negociojmë në bazë të parimeve tona”, pohoi Scholz duke shtuar se “Diplomacia nuk do të dështojë për shkak të nesh”.
Ndryshe, Rusia ka dislokuar mbi 150 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën. /Telegrafi/