Telegrafi

Kancelari gjerman për rusët që i ikin mobilizimit: Jam për t’ju ofruar mbrojtje

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka ofruar ndihmë për të gjithë ushtarët rusë që ikin nga Rusia dhe kërkojnë mbrojtje në Gjermani, raportojnë mediat e atjeshme.

Jam për që këtyre njerëzve t’ju ofrojmë mbrojtje”, tha Scholz gjatë një interviste dhënë për Neue Osnabrucker Zeitung, i pyetur nëse duhet ofruar ndihmë, atyre ushtarëve që refuzojnë mobilizimin në Rusi dhe kërkojnë azil politik.

Ai shtoi se para se t’ju ofrohet mbrojtje duhet kryer procedurat e verifikimit për secilin pjesëtarë të ushtrisë ruse.

“Natyrisht se para se të ofrojmë mbrojtje, duhet të kryejmë verifikimin, në fund të fundit duhet të dimë se kë po e lejojmë të futet në vendin tonë”, shtoi kancelari gjerman.

Para tij ishte deklaruar edhe ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, e cila ishte për ofrim të mbrojtjes për dezertorët rusë.

“Jo çdo dezertor është edhe kundërshtues i regjimit të Putinit. Ofrimi paushall i mbrojtjes është e gabuar”, tha Andrea Lindholz.

Që kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi për mobilizimin e rreth 300 mijë rezervistëve që do të nisen në luftë në Ukrainë, dhjetëra mijëra ruse janë larguar – duke ikur në Kazakistan, Gjeorgji dhe vende tjera. /Telegrafi/