Site icon Telegrafi

Kancelari gjerman i bindur se Rusia është duke dështuar, thotë se ofensiva e Putinit ka ngecur

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se forcat ruse po dështojnë të avancojnë në Ukrainë, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme drejt qyteteve ukrainase.

“Ofensiva e Putinit ka ngecur pavarësisht shkatërrimeve të mëdha që po i shkaktojnë çdo ditë ushtria ruse”, tha Scholz para politikanëve në Gjermani, duke shtuar se lideri rus “ka nevojë ta dëgjojë të vërtetë”, dhe të ndalë luftimet duke tentuar të gjej një zgjidhje diplomatike, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ambasadori ukrainas në Britani: Kemi nevojë për më shumë armë anti-tank me rreze të gjatë veprimi

Lufta, thotë Scholz nuk po shkatërron vetëm Ukrainën, por “edhe të ardhmen e Rusisë”. E gjatë paralajmërimit të Moskës për sanksione tjera, kancelari gjerman theksoi se “po shtrëngohen çdo herë e më shumë sanksionet”.

Ai bëri të ditur se ukrainasit mund të “mbështeten në Gjermaninë” dhe se refugjatët e këtij vendi janë të mirëseardhur në Gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version