Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar presidentin, Vladimir Putin.
Kështu ka pohuar një zëdhënës i qeverisë austriake sipas agjencisë së lajmeve reuters, citon bbc.
“Ai po shkon atje pasi ka informuar Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të inkurajuar dialogun”, tha një zëdhënës i Nehammerit.
Theksojmë se kjo është vizita e parë në Moskë e të parit të qeverisë së Austrisë pas agresionit rus në Ukrainë.
Kujtojmë se Nehammer ishte dje (e shtunë) në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku u takua me presidentin Volodymyr Zelensky.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/