Telegrafi

Kancelari austriak Nehammer pas takimit me Putinin në Moskë: Bisedimet ishin të ashpra dhe jomiqësore

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer ka vizituar sot Rusinë për të takuar Vladimir Putin.

Pas përfundimit të takimit, i pari i qeverisë austriake ka pohuar se kishte bisedimet të drejtpërdrejta, të hapura dhe të ashpra, raporton skynews.

“Bisedimet ishin shumë të drejtpërdrejta, të hapura dhe të ashpra” me presidentin rus, duke shtuar se “mesazhi j më i rëndësishëm” për Putinin ishte se “lufta në Ukrainë duhet të përfundojë sepse ajo sjell vetëm humbës nga të dyja palët”.

Lexo po ashtu Kancelari austriak pas takimit me Zelenskyn në Kiev: Do të zgjerojmë mbështetjen tonë për Ukrainën

Ai shtoi se vizita nuk ishte “miqësore”, por “ndiente detyrën të takonte Putinin në mënyrë që të mos linte gur pa lëvizur”.

“Unë iu drejtova krimeve të rënda të luftës në Bucha dhe vende të tjera ndërsa theksova se të gjithë ata që janë përgjegjës për to duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë gjithashtu i thashë presidentit Putinit se sanksionet kundër Rusisë do të mbeten në fuqi dhe do të vazhdojnë të shtrëngohen për sa kohë që njerëzit po vdesin në Ukrainë”, tha Nehammer.

Theksojmë se kancelari austriak është takuar ditë më parë në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, austriaku ishte lideri i parë i Bashkimit Evropian që takohet me Putinin që kur urdhëroi trupat të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt. /Telegrafi/