Site icon Telegrafi

Kancelari austriak uron Kurtin: Do të vazhdojmë t’ju mbështesin në rrugën evropiane

Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë që të udhëheq qeverinë e Kosovës dhe tashmë i kanë arritur edhe urimet e para nga parti politike shqiptare si dhe ambasadorë të huaj të akredituar në vendin tonë.

Kryeministri Kurti ka marr urim edhe nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili e ka siguruar  kreun e Qeverisë së re se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën në rrugën evropiane si dhe luftën kundër pandemisë.

“Urime Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti. Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën evropiane si dhe në pandeminë COVID-19”, ka shkruar Kurz në llogarinë personale në Twitter.

Ndryshe, Kurti ka fituar besimin e 67 deputetëve të Kuvendit gjersa 30 sosh kanë votuar kundër zgjedhjes së tij si Kryeministër i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version