Site icon Telegrafi

Kanadezët nuk duan të paguajnë për sigurinë e Harryt dhe Meghan

Meghan Markle dhe Harry (Foto: DANIEL LEAL-OLIVAS - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Opinioni në Kanada ka reaguar ndaj lajmit se duka deh dukesha e Sussexit janë tërhequr nga jeta mbretërore dhe kanë vendosur të jetojnë në vendin e tyre.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, nuk e ka komentuar lajmin, mirëpo mediat kanë nisur të prodhojnë artikuj të shumtë lidhur me këtë temë.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja që Harry dhe Meghan të ndërpresin jetën mbretërore, nuk do t’i kenë titujt ‘lartmadhëri’ dhe do t’i kthejnë 2.8 milionë euro të taksapaguesve

Opinionistë dhe analistë të ndryshëm kanë thënë se janë të nderuar për qëndrimin në vendin e tyre, mirëpo nuk duan që çifti të sigurohet nga paratë e taksapaguesve kanadezë.

(Foto: Peter Summers/Getty Images/Guliver)

Për sigurinë vjetore të tyre duhet të shpenzohen rreth 700.000 euro nga buxheti i Kanadasë, gjë që nuk u pëlqen banorëve të atjeshëm.

Pikërisht për këtë gjë, deri më tani asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk është vendosur në Kanada, ndërsa tre të katërtat e të anketuarve janë deklaruar kundër mbulimit të shpenzimeve të sigurisë së Harryt dhe Meghan nga buxheti kanadez. /Telegrafi/

(Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version