Kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka folur për sanksionet e reja që i janë vënë 10 personave pas invazionit rus në Ukrainë.
Ai thotë se kanë për objektiv ish-zyrtar dhe ata aktual, oligarkë dhe mbështetës të presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.
Personat që do të sanksionohen janë identifikuar nga lista e përpiluar nga opozitari rus Alexei Navalny.
“Punën që po e bëjmë së bashku po e ndëshkon Putinin dhe po godasin aty ku i dhemb më së shumti – duke ia prekur sistemin financiar”, tha Trudeau. /Telegrafi/