Janë publikuar pamjet e fshatit të shkatërruar Kamyanka në lindje të Ukrainës.
Në videot e publikuara në Twitter nga Ukraine World, shihet një banor lokal duke mbyllur derën e shtëpisë që ka mbetur pothuajse në rrënoja pas granatimeve të ashpra të atij rajoni.
Kamyanka gjendet në komunën e Izyumit në rajonin e Kharkivit, kurse tani duket si një “fshat fantazmë” pa kurrfarë shenja të jetës.
Para pushtimit rus, në këtë fshat kanë jetuar mbi 1.200 persona, kurse tani në Kamyanka fshat afër vijës së frontit, nuk ka as edhe një objekt që i ka shpëtuar bombardimeve.
Fshati ishte nën okupimin rus për më shumë se gjashtë muaj, e në të janë zhvilluar beteja të ashpra mes dy ushtrisë – rusëve dhe ukrainasve. /Telegrafi/
Kamyanka. Kharkiv oblast. Very hard to be here pic.twitter.com/xm8XIcYl33
— UkraineWorld (@ukraine_world) December 14, 2022